Fuqizimi i vajzave të reja. Ndërtimi i komuniteteve gjithëpërfshirëse
Leaders for Future është një nismë ndërkombëtare e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+. Projekti i përgjigjet dy prej sfidave më urgjente me të cilat përballen të rinjtë sot: mungesa e aksesit në punësim të denjë dhe përfaqësimi i kufizuar i të rinjve në proceset demokratike. Vëmendje e veçantë i kushtohet vajzave të reja dhe të rinjve nga komunitetet e pafavorizuara apo të margjinalizuara në Evropë, Ballkanin Perëndimor dhe rajonet fqinje.
Përse Leaders for Future?
Papunësia e të rinjve dhe pabarazitë gjinore vazhdojnë të jenë probleme strukturore, duke kufizuar zhvillimin personal dhe profesional të mijëra vajzave të reja. “Leaders for Future” synon të thyejë këto barriera duke promovuar barazinë gjinore, përfshirjen sociale dhe të drejtat e njeriut, ndërkohë që i pajis vajzat e reja me aftësitë, rrjetin dhe vetëbesimin e nevojshëm për të lulëzuar.
Metodologjia jonë
1. Ngritja e kapaciteteve
Ne trajnojmë punonjësit e rinj për t’u bërë mentorë, për mbështetjen e vajzat të reja në zhvillimin e aftësive sipërmarrëse, lidershipit dhe qytetarisë aktive.
2. Qendra Mbështetëse
Ne themelojmë pika lokale mbështetëse ku vajzat e reja mund të marrin udhëzime, të ndjekin workshope të përshtatura dhe të lidhen me rrjete bashkëmoshatarësh për t’i ndihmuar të krijojnë bizneset ose iniciativat e tyre sociale.
3. Informim dhe Përkrahje
Përmes fushatave publike dhe angazhimit komunitar, ne promovojmë barazinë gjinore, sfidojmë stereotipet dhe rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e lidershipit të grave.
4. Mundësi dhe Njohje
Ne organizojmë gara kombëtare dhe ndërkombëtare për të promovuar idetë inovative të biznesit të udhëhequra nga vajzat e reja, duke u ofruar atyre dukshmëri, financim dhe mundësi rrjetëzimi.
Vizioni Ynë
Ne besojmë në një Evropë ku vajzat e reja udhëheqin ndryshimin, krijojnë mundësi dhe kontribuojnë në mënyrë aktive për shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe demokratike. Duke fuqizuar organizatat e të rinjve, duke nxitur bashkëpunimin ndërkufitar dhe duke fuqizuar liderët e rinj, “Leaders for Future” kontribuon në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndërtimin e komuniteteve më të drejta dhe më rezistente.
OBJEKTIVAT
Projekti Leaders for Future ka si qëllim fuqizimin e organizatave rinore dhe vajzave të reja përmes objektivave të mëposhtëm:
- Forcimi i kapaciteteve të organizatave rinore që punojnë me të rinjtë jashtë mësimit formal, duke i pajisur me trajnime të specializuara, mjete dhe metoda për të themeluar pika mbështetëse që motivojnë dhe ndihmojnë vajzat e reja në integrimin e tyre social dhe profesional.
- Promovimi i edukimit joformal dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës për vajzat e reja, duke nxitur një mendësi sipërmarrëse dhe duke i përgatitur për pjesëmarrje aktive në shoqëri dhe në tregun e punës.
- Ngritja e kapaciteteve për ndryshim dhe lidership, duke mbështetur liderët e rinj në zhvillim, veçanërisht gratë, për të angazhuar më shumë qytetarë në iniciativa të zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal dhe global.
- Identifikimi dhe adresimi i barrierave psikologjike dhe mungesave në aftësi që hasin vajzat e reja ndaj mundësive sipërmarrëse dhe lidershipit, duke zhvilluar strategji të përshtatura për t’i kapërcyer ato.
- Promovimi i qytetarisë aktive, pjesëmarrjes së të rinjve dhe sipërmarrjes rinore, duke përfshirë sipërmarrjen sociale, përmes krijimit të mjediseve dhe iniciativave gjithëpërfshirëse që inkurajojnë vajzat e reja të nisin dhe udhëheqin projekte komunitare.
- Nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar mes organizatave të të rinjve në Evropë, Ballkanin Perëndimor dhe rajone të tjera, duke forcuar rrjetin, duke ndarë praktikat më të mira dhe duke nisur iniciativa të përbashkëta që promovojnë barazinë gjinore dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
- Ulja e papunësisë dhe rritja e potencialit sipërmarrës të vajzave të reja, veçanërisht atyre nga mjedise të pafavorshme, përmes ofrimit të mbështetjes së synuar, mentorimit dhe aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve.
Bëhu pjesë
- Je një vajzë e re e gatshme të ndryshosh të ardhmen tënde?
- Je një punonjës rinor i përkushtuar për të bërë ndryshimin?
- Je pjesë e një organizate që ka pasion gjithpërfshirjen dhe barazinë gjinore?
Bashkohuni me “Leaders for Future” për të pasur akses në burime, trajnime, evente dhe një rrjet të gjallë evropian që punon për ndryshim.
Grupi i synuar
- Vajza të reja (mosha 18–30), veçanërisht ato me prejardhje migrante, të papuna ose që synojnë të përmirësojnë kushtet e tyre të punës, si dhe gra me më pak mundësi ose që vijnë nga kushte të pafavorshme.
- Punonjës rinorë, punonjës socialë, trajnerë dhe edukatorë që punojnë drejtpërdrejt me të rinjtë në komunitetet partnere dhe që kanë nevojë për mjete dhe trajnim për të mbështetur vajzat e reja sipërmarrëse.
Aktorë të shoqërisë civile, përfshirë shoqata që punojnë me gra ose të rinj, mësues dhe edukatorë për të rritur, si dhe autoritete publike dhe vendimmarrës që merren me çështje gjinore dhe rinore.
Aktorë të fushës së biznesit dhe punësimit, si ndërmarrjet e vogla dhe të mesme lokale (NVM), sipërmarrësit, dhomat e tregtisë dhe shërbimet mbështetëse për punësim.
- Publiku i gjerë.