REZULTATET E PROJEKTIT
Projekti Leaders for Future do të gjenerojë një sërë rezultatesh konkrete dhe afatgjata që synojnë fuqizimin e vajzave të reja, forcimin e organizatave rinore dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për të promovuar sipërmarrjen rinore dhe qytetarinë aktive.
Projekti do të ofrojë mjete inovative, programe trajnimi dhe struktura mbështetëse, të cilat do të përfitojnë drejtpërdrejt vajzat e reja, punonjësit rinorë dhe organizatat partnere.
- Fokus Grupi me vajzat e reja për identifikimin e sfidave.
- Mjet vlerësimi për identifikimin e boshllëqeve dhe nevojave të vajzave të reja që duan të bëhen sipërmarrëse.
- Trajnim të punonjësve rinorë për të përmirësuar aftësitë e tyre në mbështetjen e vajzave të reja në sipërmarrëse.
- Materiale trajnimi të dizajnuara posaçërisht për vajzat e reja mbi sipërmarrjen.
- Pika kontakti të themeluara në secilin shtet partner, që ofrojnë mentorim të personalizuar.
- Konkurs Kombëtar dhe Ndërkombëtar “Krijo planin tënd të biznesit” ku fituesit do të konkurrojnë në eventin final në Spanjë.
- Qendra Kombëtare për përhapjen e rezultateve të projektit dhe organizimin e aktiviteteve në nivel lokal.
Përveç rezultateve të matshme, projekti do të sjellë rezultate të vlefshme jo-materiale si:
- Kapacitet i përmirësuar i organizatave rinore për të mentoruar dhe mbështetur vajzat e reja përmes metodologjive të avancuara dhe mjeteve praktike.
- Aftësi sipërmarrëse, të buta dhe ndërdisiplinore të përmirësuara të vajzave të reja, që u mundësojnë atyre të hyjnë në tregun e punës, të fillojnë bizneset e tyre dhe të angazhohen në mënyrë aktive në shoqëri.
- Rritja e ndërgjegjësimit në nivel institucional dhe komunitar për vlerën e sipërmarrjes së grave dhe rolin e të rinjve në zhvillimin e qëndrueshëm.
- Forcimi i bashkëpunimit të organizatave rinore, duke krijuar partneritete dhe rrjete afatgjata.
- Fuqizimi dhe motivimi i vajzave të reja për të kapërcyer pengesat dhe për t’u bërë sipërmarrëse aktive dhe lidere komuniteti.
- Promovimi i një kulture sipërmarrëse dhe qytetarie aktive tek të rinjtë.
KORNIZA DHE METODOLOGJIA
Kjo fazë e projektit fokusohet në kuptimin e nevojave dhe sfidave me të cilat përballen vajzat e reja që aspirojnë të bëhen sipërmarrëse. Përmes kërkimeve, grupeve të fokusit dhe një mjeti të posaçëm vlerësimi, projekti do ju vijë në ndihmë qendrave rinore dhe punonjësve rinorë të identifikojnë boshllëqet që kufizojnë potencialin sipërmarrës të vajzave të reja. Në të njëjtën kohë, vajzat e reja do të kenë mundësinë të eksplorojnë aftësitë e tyre, të reflektojnë mbi pengesat që hasin dhe të marrin pjesë aktive në këtë proces.
Duke identifikuar dhe analizuar këto boshllëqe, projekti do t’i fuqizojë vajzat e reja që të avokojnë për nevojat dhe të drejtat e tyre, duke vendosur njëkohësisht themelet për trajnime të personalizuara. Kjo qasje bashkëpunuese do të sigurojë që si vajzat e reja, ashtu edhe ata që i mbështesin ato, të jenë më mirë të përgatitur për të kapërcyer pengesat dhe për të nxitur sipërmarrjen.
Kuadri metodologjik për mjetin e vlerësimit dhe grupet e fokusit
Ky dokument përshkruan bazën e mjetit të vlerësimit “Leaders for Future”, duke përcaktuar konceptet kyçe, treguesit dhe hapat metodologjikë. Gjithashtu, ai shpjegon strukturën dhe qasjen për grupet e fokusit, duke siguruar një proces validimi pjesëmarrës dhe gjithëpërfshirës.
Për të shkarkuar metodologjinë, kliko këtu.
Mjeti i Vlerësimit
Një mjet vetëvlerësimi digjital do të jetë i disponueshëm në faqen zyrtare të projektit për të mbështetur vajzat e reja të interesuara për sipërmarrje. Ky mjet përmban pyetje kyçe që ndihmojnë përdorueset të reflektojnë si mbi aspektet teknike, ashtu edhe mbi dimensionet psikologjike të gatishmërisë së tyre sipërmarrëse.
- Seksioni teknik: Përfshin planifikimin e biznesit, strategjitë e marketingut dhe njohuritë financiare.
- Seksioni psikologjik: Eksploron motivimin, mënyrën e të menduarit dhe sfidat personale lidhur me sipërmarrjen.
Mjeti është modeluar të jetë intuitiv dhe i lehtë për t’u përdorur, duke ofruar njohuri të personalizuara për të udhëhequr hapat e mëtejshëm në rrugëtimin sipërmarrës.
Për të aksesuar mjetin e vlerësimit, kliko këtu.
Grupet e fokusit me vajzat e reja
Grupet e fokusit do të zhvillohen në vendet partnere, duke përfshirë vajza të reja që aspirojnë të bëhen sipërmarrëse. Çdo seancë do të bashkojë pjesëmarrëse të ndryshme për të eksploruar nevojat, sfidat dhe idetë e tyre për mbështetje.
Pjesëmarrëset do të testojnë gjithashtu mjetin e vlerësimit në versionin pilot dhe do të ndajnë komente për të ndihmuar në përmirësimin e dizajnit dhe përshtatshmërisë së tij. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përfshirjes së vajzave të reja me më pak mundësi.
Të dhënat e mbledhura do të udhëheqin aktivitetet e ardhshme të projektit dhe do të sigurojnë që mjetet dhe burimet të përshtaten me përvojat dhe pritshmëritë reale.
Për të mësuar më shumë rreth grupeve të fokusit, kliko këtu.
Raporti "Thyerja e Pengesave: Zbulimi i Sfidave Sipërmarrëse me të Cilët Përballen Vajzat e Reja"
Ky raport bashkon gjetjet nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në projekt, duke nxjerrë në pah sfidat kryesore dhe boshllëqet me të cilat përballen vajzat e reja në rrugën e tyre drejt sipërmarrjes. Ai ofron njohuri mbi nevojat reale dhe propozon rekomandime praktike.
Për të shkarkuar raportin, kliko këtu.
TRAJNO TRAJNUESIN - Kurs i përzier dhe vizitë studimore për punonjësit rinorë në Norvegji
Kjo pjesë përshkruan aktivitetet e zhvilluara për të forcuar kompetencat e punonjësve rinorë, edukatorëve dhe organizatave që mbështesin vajzat e reja. Qëllimi është të forcojë aftësinë e tyre për të hartuar dhe zbatuar aktivitete mësimore joformale që nxisin punësueshmërinë dhe sipërmarrjen. Duke kombinuar bazat teorike me aktivitete praktike, projekti ofron materiale të përshtatura për t’i ndihmuar punonjësit rinorë në mbështetjen e vajzave të reja për zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe atyre të buta. Në të njëjtën kohë, kontribuon në ndërtimin e kapaciteteve afatgjata të organizatave rinore që veprojnë jashtë arsimit formal, duke siguruar një ndikim më të gjerë dhe më të qëndrueshëm.
Kuadri metodologjik për zhvillimin e materialeve të trajnimit dhe vizitën studimore
Kuadri metodologjik përcakton strukturën dhe qasjen për zhvillimin e materialeve të trajnimit të projektit dhe vizitën studimore. Ai identifikon temat kryesore që do të trajtohen, zgjedh metodat e duhura arsimore dhe siguron modele praktike për krijimin e përmbajtjes. Ky kuadër garanton konsistencë dhe përshtatshmëri gjatë gjithë procesit të të nxënit dhe shërben si referencë e përbashkët për të gjithë partnerët e projektit gjatë modelimit dhe zbatimit të aktiviteteve.
Për të shkarkuar metodologjinë, kliko këtu.
Materialet e trajnimit
Materialet e trajnimit janë modeluar për të mbështetur punonjësit rinorë në fuqizimin e vajzave të reja që aspirojnë të bëhen sipërmarrëse. Përmbajtja është e strukturuar në dy pjesë kryesore.
- Pjesa e parë përqendrohet në zhvillimin e aftësive ndërpersonale dhe të mentorimit të punonjësve rinorë, duke përfshirë fusha si teknikat e udhëheqjes, strategjitë e komunikimit, inteligjenca emocionale dhe qasjet me ndjeshmëri gjinore.
- Pjesa e dytë ofron burime praktike mbi temat kryesore të sipërmarrjes, duke përfshirë vendosjen e qëllimeve, edukimin financiar, planifikimin e veprimeve, aspektet ligjore dhe marketingun.
Çdo modul trajton një aftësi të veçantë sipërmarrëse, në përputhje me kuadrin EntreComp. Të gjitha materialet do të jenë në dispozicion në shumë gjuhë dhe të aksesueshme online.
Për të aksesuar materialet e trajnimit, kliko këtu.
Kurs i përzier për punonjësit rinorë
Është modeluar një kurs i përzier 30-orësh për punonjësit rinorë, edukatorët, mentorët dhe trajnerët nga vendet pjesëmarrëse. Kursi kombinon mësimin online me seanca interaktive dhe është strukturuar për të lehtësuar transferimin e njohurive dhe aplikimin praktik. Ai përfshin seanca hyrëse dhe përmbyllëse, module online me ritëm vetjak, si dhe dy takime live online për t’u përgjigjur pyetjeve dhe për të nxitur diskutime. Kursi është i modeluar për të përmbushur stile të ndryshme të të nxënit dhe inkurajon pjesëmarrjen aktive.
Për të mësuar më shumë rreth kursit të përzier, kliko këtu.
Vizitë studimore në Norvegji
Një vizitë studimore tre-ditore në Norvegji do t’u ofrojë pjesëmarrësve mundësinë për të eksploruar shembuj praktikë të sipërmarrjes dhe inovacionit. Vizita do të bashkojë një grup prej 21 pjesëmarrësish, kryesisht punonjës rinorë, mentorë, edukatorë dhe drejtorë të organizatave rinore. Programi do të përfshijë prezantime mbi ekosistemin e sipërmarrjes në Norvegji, vizita në start-up-e dhe inkubatorë, si dhe mundësi për rrjetëzim me sipërmarrës dhe aktorë lokalë. Qëllimi i vizitës është thellimi i kuptimit të praktikave sipërmarrëse dhe nxitja e shkëmbimit ndërkombëtar.
Për të mësuar më shumë rreth vizitës studimore, kliko këtu.
Krijimi i Pikave të Mbështetjes dhe Ndërtimi i Kapaciteteve për punonjësit rinorë
Kjo pjesë thekson një sërë iniciativash të synuara për fuqizimin e punonjësve rinorë dhe organizatave që mbështesin vajzat e reja në zhvillimin e aftësive sipërmarrëse. Projekti ofron mjete praktike, metoda të përshtatura dhe mundësi ndërtimi kapacitetesh që ndihmojnë në krijimin e pikave lokale të mbështetjes në bashkëpunim me udhëheqësit e komunitetit. Këto hapësira shërbejnë si burime të aksesueshme për udhëzime dhe mentorim, duke krijuar një kuadër të qëndrueshëm për ndikim afatgjatë. Përmes trajnimeve të dedikuara dhe mësimit praktik, punonjësit rinorë përmirësojnë aftësinë e tyre për të mentoruar, trajnuar dhe motivuar vajzat e reja. Në anën tjetër, vajzat e reja fitojnë njohuri, besim dhe mbështetje të nevojshme për të transformuar idetë e tyre në mundësi të qëndrueshme biznesi.
Udhëzime për përzgjedhjen e punonjësve rinorë për mobilitet, promovimin e mobilitetit dhe krijimin e pikave të mbështetjes
Ky rezultat paraqet një sërë udhëzimesh praktike për përzgjedhjen e punonjësve rinorë që marrin pjesë në një program mobiliteti ndërkombëtar. Ai përshkruan kritere të qarta për identifikimin e kandidatëve të përshtatshëm, ofron strategji për promovimin e mundësisë së mobilitetit në vendet partnere dhe përfshin rekomandime për krijimin e pikave lokale të mbështetjes.
Për të shkarkuar udhëzimet, kliko këtu.
Mobilitet tre-ditor për ndërtimin e kapaciteteve të punonjësve rinorë në Greqi.
Për të realizuar trajnimin e përzier, do të zhvillohet një mobilitet ndërkombëtar 3-ditor në Trikala, Greqi, duke bashkuar 21 punonjës rinorë nga vendet partnere. Pjesëmarrësit, pasi të kenë përfunduar trajnimin online dhe në prezence, do të marrin pjesë në seanca praktike të modeluara për të forcuar aftësinë e tyre në mbështetje të vajzave të reja sipërmarrese. Aktivitetet do të përfshijnë lojëra, simulime dhe vizita në iniciativa lokale, me një fokus të fortë në udhëzime praktike dhe qasje me ndjeshmëri gjinore.
Për të mësuar më shumë rreth mobilitetit, kliko këtu.
Pikat e Mbështetjes
Pikat e mbështetjes do të krijohen në secilin vend partner për t’u ofruar vajzave të reja udhëzim dhe mentorim gjatë eksplorimit të sipërmarrjes. Këto hapësira do të ofrojnë mbështetje në person ose online të paktën një herë në javë, të udhëhequra nga punonjës rinorë të trajnuar. Përtej mbështetjes individuale, pikat do të shërbejnë si qendra të aksesueshme të pajisura me materiale promovuese dhe burime praktike. Qëllimi është të sigurohet vazhdimësia e tyre edhe pas përfundimit të projektit, duke i kthyer ato në asete të qëndrueshme për komunitetet lokale.
Për të mësuar më shumë rreth mobilitetit, kliko këtu.
Workshop-et me vajzat e reja të organizuara nga punonjësit rinorë
Workshop-et për vajzat e reja do të organizohen në pikat e mbështetjes. Çdo punëtori do të përfshijë 10 pjesëmarrëse përmes një kombinimi të seancave në prezence dhe aktiviteteve online. E modeluar të jetë gjithëpërfshirëse dhe praktike, formati mund të përshtatet për të përmbushur nevojat e grave me lëvizshmëri të kufizuar ose atyre që jetojnë në zona të largëta. Punëtoritë do të zhvillohen për 2 ditë në vend, të ndjekura nga 5 ditë angazhim online. Aktivitetet do të përqendrohen në ndërtimin e aftësive sipërmarrëse, me vëmendje të veçantë për mbështetjen e grave me më pak mundësi.
Për të mësuar më shumë rreth punëtorive, kliko këtu.
Qendra kombëtare
Në secilin vend partner do të organizohet një qendër kombëtare për të prezantuar projektin dhe për të lidhur të rinjtë me sipërmarrës frymëzues. Këto ngjarje do të shënojnë gjithashtu fillimin zyrtar të konkursit “Krijo planin tënd të biznesit”.
Qendrat do t’u ofrojnë pjesëmarrësve mundësinë për të shkëmbyer ide, për të marrë udhëzime dhe për të forcuar mënyrën e të menduarit sipërmarrës. Çdo qendër do të mbledhë rreth 210 pjesëmarrës për një program 3-orësh që kombinon rrjetëzimin, frymëzimin dhe informacionin praktik.
Për të mësuar më shumë rreth punëtorive, kliko këtu.
Promovimi i projektit, Konkursi Kombëtar dhe Ndërkombëtar
Ky projekt është i dedikuar fuqizimit të vajzave të reja për të transformuar idetë e tyre sipërmarrëse në biznese të suksesshme. Duke kombinuar përpjekjet lokale dhe ato evropiane, ai synon të nxisë inovacionin, vetëbesimin dhe udhëheqjen tek sipërmarrëset e ardhshme.
Përmes një përpjekjeje të gjerë për shpërndarjen e informacionit, projekti do të arrijë një audiencë të gjerë, duke ndarë histori frymëzuese, burime praktike dhe arritjet e pjesëmarrësve në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare. Nga konkursi për plane biznesi dhe mundësitë kreative të prezantimit, te ngjarjet e rrjetëzimit dhe konferencat, vajzat e reja do të mbështeten gjatë gjithë udhëtimit të tyre sipërmarrës.
Projekti aspiron jo vetëm të inspirojë individë, por edhe të krijojë një ndryshim pozitiv dhe të qëndrueshëm shoqëror — duke bërë sipërmarrjen më gjithëpërfshirëse, të aksesueshme dhe me ndikim më të madh.
Identiteti vizual i projektit.
Identiteti vizual i projektit luan një rol kyç në ndërtimin e njohjes dhe forcimin e dukshmërisë së tij. Një logo dalluese dhe një stil grafik i unifikuar do të formojnë bazën për të gjitha aktivitetet e komunikimit dhe shpërndarjes. Udhëzuesi i stilit do të shërbejë si referencë për krijimin e mjeteve promovuese dhe materialeve të tjera.
Për të shkarkuar strategjinë e identitetit vizual, kliko këtu.
Konkursi kombëtar i ideve të biznesit.
Si pjesë e projektit, në secilin vend pjesëmarrës do të organizohet një Konkurs Kombëtar i Ideve të Biznesit. Pjesëmarrësit e rinj do të përgatisin dhe dorëzojnë një plan biznesi së bashku me një video prezantim një-minutëshe, duke ndjekur teknikën e elevator pitch. Këto video, të disponueshme në gjuhët lokale me titra në anglisht, do të ndahen në platformën e projektit për të siguruar aksesueshmëri dhe dukshmëri.
Një bord lokal në secilën pikë mbështetëse do të vlerësojë të gjitha aplikimet dhe do të zgjedhë idenë më premtuese për të përfaqësuar vendin në nivel ndërkombëtar. Për të prezantuar idetë e përzgjedhura dhe rezultatet e konkurseve kombëtare, do të organizohen ngjarje publike, qoftë në person ose online.
Në total, 70 pjesëmarrës të rinj do të kontribuojnë me idetë e tyre të biznesit përmes videove, të cilat do të publikohen në faqen e internetit dhe do të jenë të hapura për votim publik.
Konferenca përfundimtare, Mbledhja e Partnerëve (TPM) dhe konkursi ndërkombëtar
Projekti do të përmbyllet me një Konferencë Përfundimtare të organizuar në Reus, ku fituesit e Konkursit Kombëtar do të prezantojnë idetë e tyre të biznesit para një audience ndërkombëtare. Me mbështetjen e mentorëve të dedikuar, pjesëmarrësit do të përpunojnë prezantimet e tyre duke përdorur teknikën e Elevator Pitch, për të siguruar prezantime të fuqishme dhe tërheqëse.
Konferenca do të jetë një ngjarje tre-ditore që do të përfshijë prezantime të ideve të biznesit, seanca rrjetëzimi dhe diskutime interaktive. Ajo do të ofrojë një mundësi të vlefshme për sipërmarrësit e rinj të fitojnë dukshmëri, të marrin reagime nga profesionistë me përvojë dhe të lidhen me bashkëmoshatarë dhe palë të interesuara.